TURQI

NTV
Niang në Besiktas
31 January, 2013 @11:31
Pas supertransferëve të Galatasarayit, Besiktas nuk ka vonuar shumë dhe sipas mundësive të saja ka transferuar sulmuesin senegalez, Mamadou Niang.
Niang, i cili në stinorin 2010/11 ka veshur fanellën e rivalit të Besiktasit, Fenerbahçe, u largua për në Al Sadd pas një viti në Turqi.
Klubi bardhezi nga Stambolli sot ka konfirmuar marrëveshjen me 33 vjeçarin i cili ka pasur 55 paraqitje për përfaqësuesen afrikane. Ky është transferi i dytë i huaj i Besiktasit, pas Dentihos nga Shakhtar Donetsk.