AFRIKA '13

REUTERS/Mike Hutchings
Finale, para finales!
31 January, 2013 @11:10
Togo ishte përfaqësuesja e fundit që arriti të kualifikohet pas barazimit të mbrëmshëm ndaj Tunisit, për në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës.
Me këta, u kompeltua tetëshja më e mirë e kontinentit të zi për këtë vit, të cilët tash e tutje do të garojnë për titullin e më të mirit.
Zambia e cila e mbronte titullin, u eliminua në fazën grupore - ndërsa derbi i çerekfinales është padyshim ndeshja ndërmjet Bregut të Fildishtë dhe Nigerisë, e cila mund të cilësohet edhe si finale para finales.
Shikoni çiftet në Kupën e Kombeve të Afrikës.
ÇEREKFINALET:
1 | 2 shkurt 16:00 | Gana - Ishujt e Kepit të Gjelbër | ||
2 | 2 shkurt 19:30 | Afrika Jugore - Mali | ||
3 | 3 shkurt 16:00 | Bregu i Fildishtë - Nigeria | ||
4 | 3 shkurt 19:30 | Burkina Faso - Togo |