EL CLASICO

REUTERS/Sergio Perez
Barazim në Bernabeu
30 January, 2013 @22:53
Ndeshja e shumëpritur ndërmjet rivalëve më të mëdhenjë dhe dy ekipeve më të mira të sotshme në futboll, Real Madridit dhe Barcelonës përfundoi pa fitues.
Barcelona kaloi në epërsi nëpërmjet Cesc Fabregasit në minutën e 50-të të takimit, mirëpo Raphael Varane barazoi pas një centrimi të Mesut Ozilit 30 minuta më vonë.
Barcelona kishte më shumë se loja dhe disa raste të qindëpërqindëta në ndeshje, mirëpo nuk i konkretizoi ato, derisa përpjekjet e Real Madridit u ngjallën krejt në fund.
Ndeshja e kthimit e gjysmëfinales së Kupës së Mbretiti në Camp Nou zhvillohet me 27 shkurt.
REZULTATI:
Real Madrid - Barcelona 1-1 (Varane 81 - Fabregas 50)