AFRIKA '13

REUTERS/Thomas Mukoya
Togo shpëton
30 January, 2013 @19:58
Togo ka luftuar me mish e shpirt dhe ka qenë ekip shumë më i mirë se Tunisi, derisa me barazim në fund të takimit ka arritur që të shkojë në çerekfinale.
Tunisi ndërkaq ka arritur të barazojë nëpërmjet penalltisë në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë ka huqur edhe një penallti të akorduar nga gjyqtari vetëm dhjetë minuta para fundit të takimit. Me fitore Tunisi do të kualifikohej, por nuk e arriti këtë edhe pse gjyqtari bëri gati gjithçka në të mirë të tyre.
Kështu, Togo ka arritur të shkojë përpara, derisa i pari nga Grupi D është kualifikuar Bregu i Fildishtë që barazoi në ndeshjen formale me Algjerinë e trajnerit Vahid Halilhodzic 2-2.
REZULTATET:
Tunisi - Togo 1-1 (Moulehi 30 - Gakpe 13)
Algjeria - Bregu i Fildishtë 2-2 (Feghouli 64, Soudani 70 - Drogba 77, Bony 81)
TABELA PËRFUNDIMTARE/ GRUPI D
1 | Bregu i Fildishtë | +4 | 7 pikë | |
2 | Togo | +1 | 4 pikë | |
3 | Tunisi | -2 | 4 pikë | |
4 | Algjeria | -3 | 1 pikë |