PREMIER LEAGUE

REUTERS/Eddie Keogh
24 orët e fundit
31 January, 2013 @10:19
Arsenal, Aston Villa, Everton, Fulham, Manchester United, Manchester City, Norwich City, Stoke City dhe West Bromwich Albion janë ekipet e vetme të Premier League që nuk kanë bërë asnjë përforcim deri në ditën e fundit (sot) në afatin kalimtar të janarit.
Këto skuadra kanë afat tërë ditën e sotme që të përforcojnë ekipin nëse duan përmirësim të pozitës së tyre në Premier League. Natyrisht, këtu nuk duhet llogaritur Manchester Unitedin, që po shkëlqen sivjet qysh erdhi Robin Van Persie në ekip.
Mirëpo, skuadrat tjera duhet të llogarisin mirë, ngase ndonjërës nga këto - mund t’i kushtojë me rënie nga liga.
Arsenalit dhe Aston Villas i duhet përforcimi
Arsenali vuan për sulmues, mesfushor defanziv dhe portier - ka thënë Arsene Wenger, por ende nuk ka blerë asgjë, përkundër se ishte i interesuar për David Villan, e Barcelonës.
Aston Villa këtë stinor mund të bie nga elita angleze, për shkak të performancave të dobëta - pasi që janë në krizë financiare.
Evertoni dhe disa të tjerë nuk mërziten
Evertoni është duke luajtur shumë mirë përkundër se ka rastin që të futet në zonën e Ligës së Kampionëve, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë - dhe David Moyes vështirë se do të transferojë dikë në fund të ditës sonte.
Fulham, Manchester United dhe Manchester City kanë kryer punë gjatë verës dhe dimërojnë të qetë. Edhe Stoke City nuk besohet se do t’i rrit aspiratat më shumë se mesi i tabelës.
Rrezikuesit
Ndërsa Norwich City dhe WBA duhet të kenë vetëbesim tepër të madh për shkak të indiferncës së tyre gjatë tërë muajit në treg.