CHELSEA

REUTERS/Philip Brown
Brenga Mata!
31 January, 2013 @10:52
Përkundër se gjatë gjithë ndeshjes kishin epërsinë si dhe kontrollin e lojës, blutë e Londrës nuk arritën të fitojnë ndeshjen ndaj Readingut.
Inkuadrimi i sulmuesi Antoine Le Fondre, i cili shënoi dy herë në pesë minutat e fundit të takimit, la Chelsean me një pikë.
Përkundër se ekipi i Rafa Benitez është 13 pikë larg liderit Manchester United, brenga kryesore e spanjollit është lëndimi i mesfushorit Juan Mata, për të cilin ende nuk dihet sa do të mungojë, nëse do të mungojë.
Juan Mata edhe mbrëmë ka qenë më i miri te Chelsea, duke shënuar një gol dhe duke asistuar njëherë.