MIQËSORE
Nikoliqi e Vula, sjellin fitoren
12 August, 2015 @21:23
Skuadra e Vëllaznimit që ka rënë në Ligë të Parë prej ku do të luftojë për të arritur Superligën, ka mposhtur Beharin sot në miqësore 2-0.
Golat për ekipin kuqezi nga Gjakova i kanë shënuar Ermir Nikoliqi dhe Lekë Vula, derisa Behari, që është anëtar i ri i Ligës së Parë, vazhdon të testohet me skudra të forta.