Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BILETAT ONLINE

Nis shitja online e biletave për finalen e Kupës Drita - Llapi

Nis shitja online e biletave për finalen e Kupës Drita - Llapi


25 May, 2022 @13:58

Një ditë para ndeshjes finale të Kupës së Kosovës, Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar njoftimin se ku dhe si mund të blihen biletat për finalen Drita-Llapi, që do të zhvillohet në Fadil Vokrri.

Siç duket Federata ka një platformë tjetër në krahasim me të kaluarëm, ku tashmë kërkon regjistrimin dhe pas kësaj blerjen e biletave, ndërsa sa i përket cmimit, biletat variojnë nga dy deri në pesë euro.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës ndërmjet FC Drita dhe KF Llapi 1932, mund të blihen përmes platformës online në linkun https://kosovo.tm.vivaticket.com/ Tifozët e klubit “FC Drita” janë të vendosur në tribunën Veri (në sektoret V1, V2, V3), ndërsa tifozët e klubit “KF Llapi 1932” janë në tribunën Jug (në sektorët J1, J2, J3). Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 2 euro, Lindje 3 euro dhe Perëndim 5 euro.”

Ndërsa FFK gjithashtu ka bërë të ditur edhe disa detaje tjera të rëndësishme që duhen ditur gjatë blerjes:

“VINI RE!
Procedura se si blihet bileta online:
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.
Mandej zgjidhni ulësen e preferuar.
Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.
Komisioni i bankes është 0.35 euro për gjithë porosinë.
Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni 300 sekonda deri te gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.
Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).
Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4.
Biletat janë të personalizuara.”

Drita-Llapi luhet në “Fadil Vokrri” dhe nis në ora 20:00 më 26 maj 2022.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës