Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - DRENICA

Nisje me fitore, ruhet kreu

Foto: FC Ballkani

Nisje me fitore, ruhet kreu


15 February, 2020 @14:51

Kampioni i stinorit vjeshtor, mirë e nisi edhe pranverën në Superligë.

Skuadra e Ballkanit sot në Suharekë nuk gaboi ndaj mysafirëve nga Drenica, duke shënuar fitore me rezultat 3-0 dhe duke e ruajtur kreun e klasifikimit.

TABELA AKTUALE

Jetmir Topalli qëlloi në shenjë (18’) për epërsinë fillestare, 15 minuta pasi iu anulua një gol për shkak të pozicionit jashtë loje, e më pas i njëjti lojtar asistoi te Arbër Hoxha, i cili në minutën e 31’ shënoi për 2-0.

Fare në fund, për rezultatin final 3-0 shënoi prizrenasi Liridon Fetahaj, i cili golin e gjeti përmes një goditjeje nga distanca.

Kështu, Ballkani e ruan kreun, kurse Drenica momentalisht është e qetë në mes të tabelës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga