LEEDS UNITED

Jesse Marsch, pritet të zyrtarizohet si trajner i ri i Leeds United.
Një amerikan në krye të Leeds United
28 February, 2022 @15:11
Pas largimit të Marcelo Bielsa nga pozita e kryetrajnerit të klubit, sipas mediave britanike, Leeds United është shumë afër që ta zyrtarizojë amerikanin Jesse Marsch në atë pozitë.
Marsch 48-vjeç pritet të zyrtarizohet shpejt, derisa klubi po pret lejen e punës për ta bërë marrëveshjen zyrtare.
Amerikani ka punuar për NY Red Bulls, Red Bull Salzburgun dhe së fundi për Leipzigun - gjithashtu pronë e Red Bull.
Ai kishte zëvendësuar Julian Nagelsmannin te Leipzig, kur ky i fundit kaloi te Bayern. Marsch, licencën Pro të UEFA-së e ka marrë në Skoci.
Përndryshe Leeds, që në stinorin e kaluar iu kthye Premier Ligës, nuk i ka fare mirë punët këtë stinor dhe pritet të shihet nëse do të mund të arrijnë të mbijetojnë në elitë.