BURNO ARRABAL
Një brazilian te Llapi
6 June, 2019 @22:14
Mesfushori defanziv brazilian, Bruno Arrabal, është lojtar i ri i Llapit të Podujevës, ka zyrtarizuar klubi llapjan para pak çastesh.
Arrabal ka qenë pjesë e Kamzës në edicionin e kaluar në Kategorinë Superiore. Ai më parë ka luajtur edhe për ekipin grek, Ethnikos.
Mesfushori 27 vjeç pritet të sjell forcë në qendër të mesfushës te ekipi pranë Zahir Pajazitit për edicionin 2019/20.