MEDIA TALK

Një italian në vend të Koemanit
21 September, 2021 @15:45
Barcelona është në krizë. Bile, në krizë të thellë, pasi që pos largimit të disa lojtarëve nga klubi, ekipi tash po ka edhe krizë në lojë.
E së fundi, barazimi i zorshëm dje me Granadën që është në pozitat e fundit të renditjes, ka bërë që trajneri aktual i katalonasve, Ronald Koeman, të jetë në opcion për shkarkim të menjëhershëm.
E si zëvendësues të tij janë përmendur dy ish-trajnerët e Juventusit, Antonio Conte dhe Andrea Pirlo.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se Koeman mund të mos pres ndeshjen e xhiros së radhës në LaLiga, derisa drejtuesit e ekipit janë duke shikuar opcionet për trajnerë, që pritet të jetë njëri nga italianët e përmendur.
Conte e Pirlo janë aktualisht trajnerë të lirë. Në stinorin e kaluar Conte kishte bërë Interin kampion në Serie A, ndërsa Pirlo kishte luftuar me Juventusin për të ndalë Interin.