Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA - GRANADA

Gëzim ndaj Granadës dhe shpëtim nga humbja

Gëzim ndaj Granadës dhe shpëtim nga humbja


20 September, 2021 @23:08

Goli i qendërmbrojtësit uruguajan të Barcelonës, Roland Araujo, në minutat shtesë të takimit, për t’i dhënë Barcelonës barazim ndaj Granadës, ka treguar edhe njëherë se sa në zor janë katalonasit si ekip.

Festimi i çmendur i golit të barazimit, pas 54 krosimeve të përdorura në ndeshje, prej të cilave një hyri në gol, për përfundimtaren 1-1 [Arajo 90 - Duare 2] ka bërë që Barcelona të vazhdojë pa humbje në LaLiga.

Pranimi i golit që në nismë të ndeshjes dhe mosmundësia e shënimit të golit, si dhe në anën tjetër shkëlqimi i Luis Maximianos në portë të mysafirëve ka bërë që katalonasit të vuajnë gjatë gjithë ndeshjes për gol, derisa në skenë doli Araujo.

Ronald Koeman ka vazhduar me avazin e tij të vjetër, me eksperiment bosh, derisa në pjesë të dytë futi në lojë Riqui Puigun, Gerard Piquenë dhe Oscar Minugezan për të ndërruar sado pak disponimin në fushë.

Pas këtij rezultati, Barcelona është e shtata në renditje të LaLigas, me tetë pikë nga katër ndeshje, ndërsa Granada ka kapur pikën e tretë nga pesë ndeshje të zhvilluara.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga