Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVARI

Mirlind Daku - lojtar i ndeshjes te Osijeku

Foto: https://nk-osijek.hr/

Mirlind Daku - lojtar i ndeshjes te Osijeku


20 September, 2021 @15:44

Dy golat e shënuara dje si zëvendësues në fitoren e Osijekut ndaj Goricas, kanë bërë që sulmuesi i Kosovës, Mirlind Daku të zgjidhet lojtari më i mirë i ndeshjes te ekipi i tij.

Daku ka qenë në konkurrencë me pesë lojtarë tjerë të skuadrës për epitetin e më të mirit të ndeshjes dhe me 45 përqind të votave të fituara është zgjedhur më i miri. Përcjellësi më i afërt i tij Petar Bockaj, ka marrë 40 përqind të votave nga tifozët, ndërsa të tjerët nuk e kanë arritur as 5 përqindshin e votave të përgjithshme në faqen zyrtare të Osijekut.

“Shpresoj që ky është vetëm filimi. Do të shohim në fund të sezonit dhe shpresoj të përparoj edhe më tepër,” ka thënë Daku për faqen zyrtare të klubit.

“Kemi luftuar pranë njëri-tjetrit deri në momentin e fundit të ndeshjes, sepse dëshironim të ndërronim rezultatin dhe këtë e arritëm,” ka thënë tutje ai.

Tifozët e Osijekut brohorisnin “Daku, Daku” derisa kosovari festonte golat e barazimit, ndërsa për ata ka thënë se është shumë më lehtë të luhet kur ke përkrahje të tillë nga tribunat.


 
Të gjitha lajmet nga International