SERIE A

Amir Rrahmani shënon, Napoli lider
20 September, 2021 @22:46
Skuadra e Napolit e mposhti Udinesen me rezultat 0-4 në kuadër të xhiros së katërt në Serie A.
Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, e shënoi golin e dytë në ndeshje, derisa shënuan edhe Osimhen, Koulibaly dhe Lorenze.
Ky ishte goli i parë i Amir Rrahmanit këtë stinor, ndërsa i dytë në karrierë me Napolin.
Napoli është skuadra e vetme me bilans perfekt në Serie A, 4 ndeshje, 4 fitore.