Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIRLIND KRYEZIU

Një paraqitje pa gabime!

Foto: FFK

Një paraqitje pa gabime!


Teksti: FFK

26 September, 2022 @19:38

Kombëtarja e Kosovës synon fitoren në ndeshjen e nesërme kundër Qipros, e cila zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në orën 20:45. Fitorja do t’ia mundësonte Dardanëve ta mbajnë pozitën e dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, teksa me barazim nuk do të rrezikonte rënien në Ligën D.

Ndërkaq, qendërmbrojtësi Mirlind Kryeziu, i cili në ndeshjen kundër Irlandës së Veriut mungoi për shkak të pezullimit të kartonëve, theksoi se të gjithë lojtarët duan që këtë ndeshja ta fitojnë, në mënyrë që këtë edicion të Ligës së Kombeve ta mbyllin në pozitën e dytë.

TABELA, ORARI dhe REZULTATET

“E dimë që është ndeshje e rëndësishme për ta mbajtur vendin e dytë në grup dhe duam ta fitojmë. Ishim të zhgënjyer pas humbjes nga Irlanda e Veriut, pasi bazuar në lojën që e kemi luajtur rezultati nuk ka qenë real dhe nuk e kemi merituar humbjen. Por, këto ditët e fundit i kemi kaluar shumë mirë, kemi qëndruar bashkë dhe gjithçka ishte pozitive. Kështu që na mbetet ta fitojmë ndeshjen për ta mbyllur këtë edicion me fitore. I kemi analizuar gabimet nga ndeshja e parë, por e kemi analizuar edhe lojën e Qipros. Kështu që besoj se do të bëjmë një paraqitje edhe më të mirë dhe pa gabime”, ka theksuar Kryeziu.

Pas konferencës, Dardanët e kanë mbajtur stërvitjen e fundit, ku Amir Rrahmani ka qenë aktiv gjatë tërë kohës, derisa Arijanet Muric ka pushuar me qëllim të rikuperimit nga lëndimi.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve