LLAPI - FERONIKELI
Një pikë larg titullit
15 May, 2019 @18:54
Feronikeli është vetëm një pikë larg titullit kampion të Kosovës. Ekipi i Zekirija Ramadanit ka mposhtur sot Llapin në Zahir Pajaziti 1-3 për të vazhduar formën e mirë prej shtatë fitoreve radhazi në Superligë.
Ndeshja nisi qetë, me pak më shumë Llapin kërkues, por Arbër Prekazi si lojtar me përvojë te ekipi mysafir dha epërsinë për Feronikelin në minutën e 18, 0-1.
Shpejt barazuan llapjanët. Në sulmin tjetër Festim Alidema prej penalltie shënoi për 1-1 (21’). Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, derisa në ndërkohë Llapi kishte humbur një rast të mirë me Ahmed Januzin.
E në pjesë të dytë të ndeshjes ka qenë Feronikeli që ka folur fjalën kryesore në terren, duke kryer shpejt punë.
Së pari Mendurim Hoti i dha avantazhin 1-2 (55’) ndërsa shpejt Kastriot Rexha vulosi fituesin e ndeshjes 1-3 (62’).
Deri në fund të ndeshjes nuk kishte gola më, dersia Feronikeli tash është vetëm një pikë larg titullit kampion, që do të duhet ta merr në xhiron e fundit, si vendas ndaj Prishtinës ndjekëse.
Në anën tjetër Llapi ka kryer sezonin në vend të tretë dhe ka humbur gjasat për të dalë në gara evropiane edhe këtë stinor.