RIVALI I KOSOVËS
Bullgaria zyrtarizon selektorin e ri para ndeshjes me Kosovën
14 May, 2019 @15:00
Përfaqësuesja e Bullgarisë në futboll ka ndarë rrugët me trajnerin e deritashëm të saj Petar Hubchev dhe ashtu siç u paralajmërua muaj më parë, vendin e tij do ta zë ish futbollisti i njohur i përfaqësueses, Krasimir Balakov.
Balakov pritet të debutojë më 7 qershor në përballjen ndaj Çekisë si mysafir, ndërsa ndeshja e parë e tij si vendas do të luhet në Sofje ndaj Kosovës më 10 qershor në Vasil Levski.
ORARI I NDESHJEVE dhe GRUPET EURO2020
Bullgaria nga dy ndeshjet e para kualifikuese për EURO 2020 ka nxjerrë 2 pikë. Kosova ka luajtur me Bullgarinë në Prishtinë, 1-1.
Përgjatë karrierës së tij si trajner, Balakov ka drejtuar Grasshopperin, St Gallenin, Chernomoretsin e Burgasit, Hajduk Splitin, Kaiserslauternin dhe Litexin.