Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DELE ALLI

Një postim “qesharak” për coronën, gjobë dhe suspendim për Allin

Foto: premierleague.com

Një postim “qesharak” për coronën, gjobë dhe suspendim për Allin


11 June, 2020 @14:49

Njëri ndër futbollistët më të dalluar të Tottenhamit, Dele Alli, është suspenduar për ndeshjen e radhës në Premier Ligë.

Alli 24 vjeç ka vendosur një video në snapchat gjatë muajit shkurt duke bërë shaka me një aziatik që ishte infektuar nga coronavirusi.

FA e ka dënuar lojtarin me 50 mijë funta gjobë dhe një ndeshje moslojë për ekipin e tij, ndërsa është urdhëruar që të ndjek edhe kursin e edukimit për çështjen.

Tottenham kështu, nuk do të mund të llogarisë në Dele Allinë për ndeshje ndaj Manchester Unitedit më 19 qershor.

Reprezentuesi i Anglisë ka kërkuar falje për gjestin e tij në faqen zyrtare të ekipit londinez.

“Në vend të përgjigjes ndaj vendimit të FA-së, do të dëshiroja të kërkojë falje për këdo që është prekur nga sjellja ime jo e matur mirë,” ka thënë ndër të tjera ai.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League