LLAPI

Njëri ndër më të mirët te Llapi, mbetet i lirë
28 July, 2020 @15:41
Njëri ndër lojtarët më të mirë të Llapit, Mërgim Pefqeli, para pak çastesh ka thënë se nuk do të jetë pjesë e Llapit.
Kontrata e Pefqelit ka skadur dhe tani është në statusin e lojtarit të lirë.
Mërgimi në stinorin 2019/20 ka shënuar 5 herë për Llapin dhe ishte njëri ndër më të mirët te skuadra e trajnerit Tahir Batatina.
Pefqeli më parë ka qenë lojtar i Trepçë dhe Prishtinës.