Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA

Njoftimi i fundit: Nuk ka bileta më për superderbi

Njoftimi i fundit: Nuk ka bileta më për superderbi


26 September, 2021 @11:33

Klubi i Dritës ka bërë të ditur se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen derbi mes Dritës dhe Gjilanit që luhet sot në Fadil Vokrri të Prishtinës.

“KF Drita njofton se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Drita-Gjilani, pak minuta pas hapjes së pikës së shitjes. Dyert e stadiumit hapen në ora 13:00 dhe mbyllen në 14:30,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi.

Bardhekaltërit kanë kërkuar mirëkuptim nga pjesa e mbetur e tifozëve që nuk kanë arritur të sigurojnë bileta, por këtë e ka bërë numri i kufizuar i tyre për shkak të masave anti-Covid-19.

Gjithashtu, KF Drita ka bërë të ditur se për hyrje, tifozët duhet të kenë maska, të jenë të vaksinuar ose të kenë test PCR (jo më të vjetër se 72 orë) dhe brenda në stadium të kenë distancë fizike, gjatë ndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga