Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITOJNË MYSAFIRËT

Norik Krasniqi vendos goleadën

Norik Krasniqi vendos goleadën


29 April, 2023 @18:49

Futbollisti i Rilindjes 1974, Norik Krasniqi, ka vendosur goleadën në Korishë të Prizrenit sot, derisa ka shënuar gol në minutën shtesë të ndeshjes për t’ia sjellë fitoren ekipit të tij që drejtohet nga kryetrajneri Fisnik Papuqi.

Me këtë, Rilindja 1974 që këtë stinor arriti në Ligë të Parë për herë të parë dhe ka siguruar mbetjen aty, ka vazhduar me lojëra të mira, kurse pas përmbysjes së bërë nga 1-0 në 1-2, ata kanë arritur që të fitojnë në fund, 2-3, pas rreth dhjetë minutash që kishin pranuar golin e Qëndrim Gashit nga penalltia për barazim.

TABELA AKTUALE

Në fund, A&N 2-3 Rilindja 1974 [Effiong Ekemini 7’, Qëndrim Gashi 83’ pen. — Besnik Morina 48’, Elton Idrizaj 60’, Norik Krasniqi 90+]. Me fitore, Rilindja 1974 sot del në pozitën e pestë të renditjes me 31 pikë nga 24 ndeshje, kurse A&N mbetet e nënta e parafundit, me 25 pikë nga po aq ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë