PARA NDESHJES
Norrkoping vizitoi Prekazin
6 July, 2017 @17:07
Para ndeshjes së rëndësishme për rrethin e parë kualifikues të Europa League ndaj Prishtinës, skuadra suedeze, Norrkoping, ka shfrytëzuar rastin e qëndrimit në Kosovë duke bërë vizitë në Prekaz, përkatësisht në shtëpinë dhe varrezat e familjes Jashari, që ranë dëshmor gjatë luftës në Kosovë.
Ekipi i Norrkopingut u mirëprit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari, vëllau i komandantit legjendar, Adem Jashari.
Norrkoping sot nga ora 20:00 do të luajë kundër Prishtinës në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë.