Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NORWICH - MANCHESTER CITY

Norwich shembullor, mposht kampionin në “Carrow Road”

Norwich shembullor, mposht kampionin në “Carrow Road”


14 September, 2019 @20:29

Në ditën kur të gjithë favoritët e tjerë në Premier League fituan, gaboi që ai gabon më së paku, Manchester City!

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola u mposht me plot meritë nga skuadra e Norwich Cityt në “Carrow Road”, skuadër kjo që zhvilloi një paraqitje për t’u mbajtur mend gjatë.

Për t’u përmendur është fakti që Norwich në këtë takim kishte një numër të madh të mungesave, sa që gjatë javës sa kaluar kishte ditë kur nga skuadra seniore të pranishëm në stërvitje ishin vetëm 11 lojtarë, mirëpo kjo nuk e ndali atë që të zhvillojë paraqitje fenomenale dhe ta mposhtë kampionin aktual të Anglisë.

Lojtarët e lënduar të Norwichit për këtë takim:

Gjatë ndeshjes City e ngushtoi dy herë disavantazhin, nga 2-02-1 dhe nga 3-13-2, mirëpo në asnjë moment nuk arriti ta barazojë rezultatin - kjo edhe falë pritjeve heroike nga holandezi Tim Krul - dhe kështu ndeshja u mbyll me fitore 3-2 për vendasit.

Për t’u veçuar te Norwichi përveç portierit padyshim që është edhe finlandezi Teemu Pukki, lojtari më i miri i muajit gusht në Premier League, i cili sot dhuroi një asist dhe shënoi një gol, për të pasur kështu 6 gola dhe 2 asistime në këtë sezon të Premier Leagues.

Në këtë mënyrë, trajneri i Norwichit, Daniel Fark, “ia bën një nder” bashkëvendasit të tij homolog, Kloppit të Liverpoolit, skuadra e të cilit tashmë prin me 5 pikë më tepër se City.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League