Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMI SHQIP

Nuhiu dhe Shkurtaj, synimet e De Biasit

Nuhiu dhe Shkurtaj, synimet e De Biasit


7 February, 2014 @9:04

Sulmuesi numër një i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, së fundi arriti të gjejë ekip, duke mos luajtur në tre muajt e fundit prej se përfundoi kampionati kinez. 

Shtatëgjati Edgar Çani aq pak u aktivizua me Carpin në Serie B, thuajse shkonte aty sa për tu stërvitur. 

Kullat shqiptare

Dyshja sulmuese e kombëtares shqiptare pa angazhim të duhur për të qenë në formë, ka shtyer përzgjedhësin italian Gianni De Biasi që të kërkojë sulmues të tjerë. 

Pas vrojtimit dhe analizës, italiani ka shënjestruar dyshen e gjatë të qendrës së sulmit. Bëhet fjalë për lojtarin premtues të Rodas, Vasil Shkurtaj dhe atë të Sheffield Wednesday, Atdhe Nuhiu. Grekët luajnë me më të mirët e Azisë, Korenë Jugore. Serbët luajnë me Irlandën, derisa boshnjakët me egjiptasit, ish kampionen e Afrikës. 

Shkurtaj është vetëm 21 vjeçar, luan në pozitën e sulmuesit dhe është 190 centimetra i gjatë. Ai është pjesë e ekipit elit holandez, Roda. 

Vlonjati Shkurtaj është paraqitur 6 herë këtë stinor me Rodën duke shënuar 1 gol. De Biasi është konsultuar vazhdimisht me trajnerin e U-21, Skënder Gega për Shkurtajn. 

Në anën tjetër, Atdhe Nuhiu 24 vjeçar që luan në njërin ndër kampionatet më të vështira, Championship të Anglisë, është gjithashtu mundësi për italianin e Shqipërisë. Mirëpo… Nuhiu e ka vështirë të heq dorë nga pasaporta austriake për çështje familjare. 

Sidoqoftë, Shqipëria ka nisur procedurat e përshpejtuara për të paisur atë me pasaportin e kuq shqiptar. Nuhiu ka bagazh të mirë të përvojës për moshën që ka dhe këtë e ka pëlqyer shumë edhe De Biasi. 

Ai këtë stinor ka luajtur 21 ndeshje në Championship duke shënuar 3 gola. Gjatësia e tij 197 centimetërshe i përshtatet sistemit të De Biasit, i cili në stilin italian kërkon shtyllë në sulm, që duhet të jetë i gjatë dhe i mirë në lojë me kokë. 

Kundërshtarët e të tjerëve, për lakmi

Kombëtarja shqiptare ka aranzhuar një kundërshtar jo të pëlqyer nga opinioni i gjërë sportiv dhe publiku për miqësoret e 5 marsit. Malta, është gati 80 vende mëposhtë se Shqipëria në renditjen e FIFA-së, derisa pritjet për një kundërshtar së paku të barabartë për kah cilësia kanë dështuar. 

Sa për informatë shtetet e regjionit kanë arritur marrëveshje me kundërshtarë të denjë dhe të nivelit të tyre ose edhe më të mirë. 

Maqedonia, ndër më të dobëtat bashkë me Shqipërinë në regjion, ka aranzhuar ndeshje me Letoninë - më e mirë se Malta për disa herë. Mali i Zi luan me Ganën. 


DREJTORI IDEAL

Inter transferon Taren!

Shqipëria/Serie A/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Inter transferon Taren!

06/02/14 @ 14:06

ADNAN JANUZAJ

40 milionë funte për Adnanin

Premier League/Ligue 1

40 milionë funte për Adnanin

06/02/14 @ 00:36

BARCELONA

Një hap nga finalja

La Liga

Një hap nga finalja

05/02/14 @ 23:52

COPPA ITALIA

Beteja e parë, i takon Romës

Serie A/Sportistë shqiptarë në botë

Beteja e parë, i takon Romës

05/02/14 @ 22:52

VJEN DËNIMI NGA UEFA

UEFA gjobit rëndë FSHF-në për flakadanët

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

UEFA gjobit rëndë FSHF-në për flakadanët

19/07/23 @ 16:26

SHITJA FILLON ONLINE

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

Kualifikimet për Evropian/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

10/07/23 @ 15:06

FIFA RANKING - QERSHOR 2023

Shqipëria ngritet në renditjen mujore të FIFAs

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Shqipëria ngritet në renditjen mujore të FIFAs

29/06/23 @ 12:01

TRANSMETIMI

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

27/06/23 @ 16:22

INDIAN SUPER LEAGUE

Armando Sadiku - si hero te kampioni indian!

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria/International/Transfere

Armando Sadiku - si hero te kampioni indian!

25/06/23 @ 10:41

GOLI MË I BUKUR

Pas Asanit, edhe Asllani me golin më të mirë

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Pas Asanit, edhe Asllani me golin më të mirë

23/06/23 @ 16:11

PAS NDESHJES

Sylvinho: Jemi në garë për evropian

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Sylvinho: Jemi në garë për evropian

20/06/23 @ 23:36

FITORE PËR VEND TË DYTË

Shqipëria feston me lojë të bukur

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Shqipëria feston me lojë të bukur

20/06/23 @ 22:49

GOLI I XHIROS NGA UEFA

Goli i Jasir Asanit, më i miri i xhiros së tretë të kualifikimeve për EURO 2024

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Goli i Jasir Asanit, më i miri i xhiros së tretë të kualifikimeve për EURO 2024

19/06/23 @ 20:20

FLET SYLVINHO

Sylvinho: Pikënisje e rëndësishme, mundësi për të arritur objektivin

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Sylvinho: Pikënisje e rëndësishme, mundësi për të arritur objektivin

17/06/23 @ 23:51


 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria