DREJTORI IDEAL

Inter transferon Taren!
6 February, 2014 @14:06
Inter edhe zyrtarisht ka larguar nga posti drejtorin sportiv të ekipit, Marco Branca, ka bërë të ditur La Gazzetta dello Sport sot.
Humbja ndaj Juventusit ka qenë kapak për të gjitha dështimet e Interit këtë stinor dhe pronari i ri Eric Thohir ka larguar ish futbollistin neroazzurr nga detyra e tij e deritashme.
Favorit për të zënë pozitën e drejtorit sportiv të Interit është ish sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe drejtori aktual sportiv i Lazios, Igli Tare.
Tare është cilësuar si njeri ideal për këtë pozitë nga pronari i ri i Interit, pasi që me shumë pak para të harxhuara ka arritur që të sjellë lojtarë që kanë bërë dallimin në stinorët e kaluar për Lazion.