PREMIER LEAGUE

Wenger larg të tjerëve
4 February, 2014 @23:32
Trajneri më i vjetër në Premier League, Arsene Wenger, mund të matet i vetëm me të gjithë trajnerët së bashku që janë në Premier League, nëse për bazë merret jetëgjatësia e trajnerëve me skuadrat e tyre aktuale në Premier League.
Shkarkimi i trajnerit të Swanseat, Michael Laudrup, e ka bërë edhe më bindës këtë fakt.
Wenger, tashmë 64 vjeçar, për herë të parë skuadrën e Arsenalit e drejtoi më 12 tetor të vitit 1996, në ndeshjen kundër Blackburnit, të cilën topçinjtë e fituan me rezultat 0-2. Atë botë, Wenger ishte vetëm 46 vjeçar dhe që nga ajo ditë deri më sot kanë kaluar hiq më pak se 6331 ditë.
Pas tij, më së shumti kohë në një skuadër nga Premier League ka kaluar trajneri i Newcastle United, Alan Pardew, i cili është plotë 1152 ditë në krye të klubit bardhezi.
Fakti më intersant është se shuma e ditëve të të gjithë trajnerëve aktualë në Premier League është 6474, që do të thotë se Arsene Wenger është vetëm 143 ditë larg tyre.
Deri në vitin e kaluar, në krye të kësaj liste ka qenë Sir Alex Ferguson, i cili ka qenë në krye të Manchester Unitedit plot 27 vjet (1986-2013).
Më poshtë mund të shihni listën me trajnerët e Premier Leagues dhe numrin e ditëve të kaluara në skuadrat e tyre përkatëse.
Trajnerët më të vjetër në Premier League
Arsenal | Arsene Wenger | 6331 ditë | |
Newcastle United | Alan Pardew | 1152 ditë | |
West Ham United | Sam Allardyce | 978 ditë | |
Liverpool | Brendan Rodgers | 613 ditë | |
Aston Villa | Paul Lambert | 612 ditë | |
Norwich City | Chris Hughton | 607 ditë | |
Hull City | Steve Bruce | 606 ditë | |
Southampton | Mauricio Pochettino | 382 ditë | |
Stoke City | Mark Hughes | 250 ditë | |
Chelsea | Jose Mourinho | 246 ditë | |
Manchester City | Manuel Pellegrini | 225 ditë | |
Manchester United | David Moyes | 218 ditë | |
Everton | Roberto Martinez | 218 ditë | |
Sunderland | Gus Poyet | 119 ditë | |
Crystal Palace | Tony Pulis | 73 ditë | |
Fulham | Rene Meulensteen | 65 ditë | |
Tottenham Hotspur | Tim Sherwood | 50 ditë | |
Cardiff City | Ole Gunnar Solskjaer | 33 ditë | |
West Bromwich Albion | Pepe Mel | 26 ditë | |
Swansea | Garry Monk | 1 ditë |