COPPA ITALIA

Serie A/Facebook
Udinese afër finales
4 February, 2014 @23:14
Dy ekipet me synime të ndryshme në Serie A, ranë përballë njëra-tjetrës në Coppa Italia. Udinese priti Fiorentinën në Friuli dhe e mposhti në fund me rezultat 2-1, për të udhëtuar në Artemio Franchi me një gol avantazh.
Antonio Di Natale ka shënuar golin e parë të tij nga loja që prej shtatorit duke ia dhënë epërsinë fillestare ekipit të Francesco Guidolin, derisa Jose Manuel Vargas me një goditje të furishme ka barazuar pak më vonë për të shkuar 1-1 në psuhimin 15 minutësh.
E në fund, zëvendësuesi Luis Muriel, ka arritur të shënojë edhe një gol të bukur nga largësia, të pakapshëm për portierin Neto të Fiorentinës. Me golin e kolumbianit, Udinese tashmë pret një paraqitje të mirë edhe si mysafir në Firencë për të siguruar finalen e Kupës së Italisë.
Udinese para gjysmëfinales ka eliminuar radhazi dyshen milaneze në krizë, Interin në të tetën e finales dhe Milanin në çerekfinale.