Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

Shorti i çerekfinales

BOROZANI/Erdis Driza

Shorti i çerekfinales


4 February, 2014 @14:10

Shorti i çerekfinales së Kupës së Kosovës në futboll, është përcaktuar të mbahet të hënën e ardhshme, ka njoftuar sot Federata e Futbollit të Kosovës, me një njoftim në faqen e saj zyrtare. 

Të hënën tjetër, më 10 shkurt klubet çerekfinaliste si Istogu, Ferronikeli, Drita, Gjilani, Besa, Llamkos Kosova, Hajvalia dhe Ferizaji do të mësojnë se kush me kë do të përballet në këtë fazë të Kupës. 

Në njoftimin e lëshuar nga FFK, bëhet e ditur se ndeshjet çerekfinale janë në plan të zhvillohen më 1 dhe 2 mars. 

Fituesja e Kupës, Prishtina, është eliminuar nga garat e sivjetme të Kupës. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga