GENOA

Serie A/ Facebook
Xhenova e Sampdorias
3 February, 2014 @22:42
Skuadra e Sampdorias dalëngadalë po del nga kriza. Ekipi i udhëhequr nga serbi, Sinisa Mihajvolic, ka arritur të shënojë fitore të madhe në derbin e qytetit të Xhenovës, duke e mposhtur Genoan me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm për Sampdorian e ka shënuar argjentinasi, Maxi Lopez, i cili është gjendur më së miri në zonë, në minutën e 24-të të ndeshjes.
Derbi me atmosferë të zjarrtë i qytetit bregdetar, ku për 90 minuta në fushë për Sampdorian ishte edhe shqiptari Shkodran Mustafi ka qenë tepër i rëndësishëm për ata, pasi që kanë bërë një hap të madh drejt sigurimit të mbijetesës në Serie A.
Rezultatet dhe tabela aktuale.