VIALLI

Serie A/Facebook
Superioriteti i Juventusit
3 February, 2014 @14:28
Zonja e Vjetër nga Torino ka fituar relativisht lehtë derbin e përforlur të Italisë.
Ndërsa ish futbollisti i Sampdorias, Juventusit e Chelseat, Gianluca Vialli, që punon si analist sportiv në Sky Sport Italia ka thënë se ka dallime të mëdha ndërmjet dy skuadrave dhe fitorja e Juventusit është bazuar në tre themele.
“Nuk kam pritur që Interi të fitojë këtë ndeshje, por që do të luajnë më mirë se zakonisht, po. Ata kanë qenë inferior si fizikisht, ashtu edhe teknikisht, por edhe mentalisht,” ka thënë Vialli mes tjerash.
“Juventusi arrinte gjithmonë i pari te topi. Presion nga Interi nuk kishte fare, derisa Andrea Pirlo u la i lirë të bëjë çfarë të dojë. Sulm as që kishte,” ka shpjeguar më tej Vialli mangësitë e Interit.