ADNAN JANUZAJ

Adnan Januzaj më i miri i janarit
4 February, 2014 @17:36
Futbollisti më i miri në Manchester Unitedit për muajin janar është Adnan Januzaj.
Talenti shqiptar i cili nesër do t’i mbush të 19-at, i ka marrë 75% të votave, duke e lënë larg pas tij të nominuarit e tjerë nga faqja zyrtare e Manchester Unitedit, Danny Welbeck dhe Chris Smalling.
“Dua t’i falenderoj të gjithë tifozët, bashkëlojtarët e mi dhe trajnerit,” ka thënë Januzaj për çmimin e fituar.
“Unë jam shumë i lumtur me këtë trofe dhe shpresoj që ky nuk do të jetë i fundit. Shpresoj që t’i fitoj edhe shumë të tjera,” shtoi futbollsti me prejardhje nga Istogu.
Adnan Januzaj më parë e kishte fituar çmimin e futbollistit më të mirë për muajin tetor.
Fituesit e mëparshëm të futbollistit të muajit në Manchester United
Gusht | Robin van Persie | ||
Shtator | Wayne Rooney | ||
Tetor | Adnan Januzaj | ||
Nëntor | Wayne Rooney | ||
Dhjetor | Wayne Rooney | ||
Janar | Adnan Januzaj |