ADNAN JANUZAJ

40 milionë funte për Adnanin
6 February, 2014 @0:36
Paris Saint Germain me çdo kusht po mundohet ta transferoj yllin 19 vjeçar të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj.
Oferta e parë e ekipit françez prej 15 milionë funteve gjatë afatit kalimtar të muajit të kaluar ishte refuzuar nga djajtë e kuq.
Mirëpo drejtuesit e kampionit të Francës ende nuk kanë hequr dorë nga talenti shqiptar.
Sipas mediave britaneze, PSG po mendon të bëjë një ofertë e cila do të krijojë vështirësi nga ana e Manchester Unitedit për ta refuzuar.
Revista e njohur angleze, Daily Star, shkruan se menaxheri dhe kryetrajneri i PSG-së, Laurent Blanc, po planifikon t’i ofrojë Januzajt një ofertë prej 100 mijë funte në javë, duke e bërë atë futbollistin më të paguar të ri në botë.