Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA COPA

Për shëtitje në Vicente Calderon

REUTERS

Për shëtitje në Vicente Calderon


5 February, 2014 @22:21

Real Madrid ka bërë një hap të madh drejt finales së Copa Del Rey duke e mposhtur mbrojtësin e titullit Atletico Madrid 3-0 në ndeshjen e parë të përfunduar pak më parë në Santiago Bernabeu. 

Vendasit kanë marrë epërsinë pak me fat kur një top i Pepes, u devijua nga Emiliano Insua që bëri të mashtrohet Thibaut Courtois. 

E më pas djelmoshat e Carlo Ancelottit dyfishuan epërsinë në fillim të pjesës së dytë kur Angel Di Maria me një pasim mjeshtëror hodhi talentin Jese Rodriguez para portierit për 2-0. 

Komandimi i ndehsjes nga ana e los blanocsve u vulos në minutën e 73-të të takimit kur shuti i Di Marias u devijua nga Joao Miranda për rezultatin përfundimtar 3-0. 

Të martën tjetër, vështirë se Atletico Madrid do të mund të përmbys një mal të tërë golash në Vicente Calderon të pranuar sot në Santiago Bernabeu. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga