SUSPENDIMI

REUTERS/Arkiv
3 ndeshje moslojë në ligë
5 February, 2014 @16:06
Topi i Artë i vitit të kaluar, Cristiano Ronaldo, do të mungojë në tre ndeshjet e radhës në La Liga për Real Madridin, derisa mund të paraqitet sonte në kuadër të Copa del Rey ndaj Atletico Madridit.
Ky ka qenë vendimi i marrë nga Komisioni Disciplinor i Federatës spanjolle të futbollit, pas incidentit të Cristiano Ronaldos me Ander Iturraspen e Athletic Bilbaos në fundjavën që e lëmë pas.
Real Madrid ka të drejtë të ankohet brenda 10 ditëve për këtë vendim të Komisionit Disciplinor, derisa ylli i tyre portugez duhet të paguajë 1200€ për kartonin e kuq, e klubi 1050€ tjera.
Nëse dënimi i Cristiano Ronaldos mbetet në fuqi edhe pas ankesës së madrilenëve, atëherë ai do të mungojë në ndeshjet e La Ligas ndaj Villarealit, Elches dhe Getafes.
Real Madrid ka filluar mrekullueshëm vitin 2014, derisa përveç një barazimi ku ka pësuar golin e vetëm këtë vit, të gjitha të tjerat i ka fitore duke mos pranuar asnjë gol të vetëm.