Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Nuhiu: Ne do të luajmë lojën tonë

Foto: legia.com

Nuhiu: Ne do të luajmë lojën tonë


24 September, 2020 @0:07

Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Legias, trajneri i Dritës Ardijan Nuhiu ka thënë se ekipi gjilanas do të tentojë të luajë lojën e vetë në përballje ndaj polakëve.

Ai në konferencë për shtyp ishte bashkë me kapitenin Ardian Limani, që do të mungojë në këtë përballje.

“Kemi shikuar ndeshjet e Legias dhe i kemi analizuar mjaft. Ekipi është shumë i mirë dhe ka individë të talentuar. Por ne nuk do të dalim të frikësuar në fushë dhe do të kërkojmë të luajmë lojën tonë,” ka thënë Nuhiu në konferencë për shtyp.

“Ne tashmë kemi harruar diskualifikimin që na na ndodhi në Ligë të Kampionëve. Kemi luajtur ndaj Sileksit në Europa Ligë dhe kemi treguar lojë të mirë, prandaj diskualifikimi nga Liga e Kampionëve nuk ka pasur efekt negativ te ne,” ka vazhduar ai.

“E kemi të qartë ndaj kujt luajmë. Nëse do të veçoja ndonjë lojtar të Legias do të ishte Luquinhas dhe i talentuari Karboënik. I tërë ekipi është kualitativ, por këta dy po i theksoj si më të jashtëzakonshëm,” ka shtuar ndër të tjera trajneri i Dritës.

Drita në kuadër të xhiros së tretë kualifikuese të Europa Ligës, ndeshet me Legian e Varshavës më 24 Shtator 2020 me fillim prej orës 20:30.

Fituesi i kësaj ndeshjeje do të sigurojë PlayOffin, që është hapi i fundit para se të sigurohet faza grupore e Europa Ligës 2020/21.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga