Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA PAS NDESHJES

Nuk diskutohet, në çdo ndeshje hymë për fitore

Nuk diskutohet, në çdo ndeshje hymë për fitore


5 July, 2020 @21:42

Trajneri i Dritës, që ka rikthyer distancën 4 pikëshe në krye të tabelës ndaj Prishtinës ndjekëse, në deklaratën e tij pas ndeshjes është shprehur i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij ndaj Llapit.

Drita i shkaktoi Llapit sot humbjen më të thellë të stinorit 2019/20. Gjilanasit mposhtën llapjanët 0-5 në Zahir Pajaziti të Podujevës.

“Vështirë është të fitohet këtu. Por sot djemtë kanë bërë ndeshje perfekte. Të përqendruar, me komunikim në nivel, kompakt në fushë, kanë luajtur me shpirt e zemër për të marrë fitoren me meritë,” ka thënë Nuhiu për Supersportin.

Sa i përket ndeshjeve të mbetura të stinorit, që do të jenë gjithnjë e më të vështira, Nuhiu ka thënë se ekipi i tij në secilën prej tyre do të hyjë për fitore.

“Nuk diskutohet. Në çdo ndeshje hymë për fitore. Diferencat mes skuadrave janë të vogla. Por ne kemi lojtarë cilësore dhe më gëzon, posaçërisht sot, shpirti luftarak dhe dëshiroj të vazhdojmë kështu,” ka shtuar ai ndër të tjera.

Drita, ka arritur të mbajë dallimin 4 pikësh ndaj Prishtinës në krye të tabelës dhe në xhiron e ardhshme pret kampionin aktual të Superligës, Feronikelin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga