E KONFIRMON LORIKU
Nuk ka ceremoni përshëndetëse për Canën!
28 September, 2016 @20:17
Lajmet nga portale të ndryshe se Federata Shqiptare e Futbollit po përgatitet për të bërë një ceremoni përshëndetëse për ish kapitenin Lorik Cana, i cili vendosi të pensionohet nga kombëtarja shqiptare, dolën të jenë të pavërteta.
Këtë e konfirmoi vetë futbollisti, i cili me anë të një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, e sqaroi këtë çështje.
“Përshëndetje të gjithë miq, më kanë pytur rreth ceremonisë e lamtumirës me kombëtaren dhe zërat që po qarkullojnë për mbajtjën e saj me 9.10 në Shkodër!!!
Doja të ju informoj që nuk është e vërtet, dhe me shumë mundësi kjo ceremoni do të mbahet në 6 mujorin e parë të 2017-ës,” ka shkruar Cana.
Mediat sot patën shkruar që ceremonia përshëndetëse për Canën kinse do të bëhej në ndeshjen Shqipëri-Spanjë.