FAKT
Feronikeli e Liria, për herë të parë të paprekur!
28 September, 2016 @17:28
Dy skuadrat të cilat sot shënuan fitore në kuadër të xhiros së shtatë në Superligë, Feronikeli dhe Liria, njëkohësisht kanë regjistruar edhe një rekord.
Për herë të parë këtë stinor, këto dy skuadra kanë arritur ta përmbyllin një ndeshje pa pësuar gol.
Feronikeli e mposhti Trepçën në Mitrovicë me rezultat 1-0, ndërsa Liria në Prizren e mposhti Hajvalinë 3-0.
Për ndryshe, Feronikeli dhe Liria ishin skuadrat e vetme që kanë pësuar gol në secilën ndeshje të gjashtë xhirove të para të Superligës.
Listën e plotë të portave të paprekura të skuadrave të Superligës mund ta shihni KËTU.