NË SKËNDERAJ
Hajdari spektakular për ‘89-shin, Arifaj s’i mjafton Drenicës
28 September, 2016 @16:51
Trepça ‘89 së paku deri nesër do ta mbajë pozitën e parë në radhitjen tabelare.
Skuadra mitrovicase arriti të kthehet me pikë të plota nga udhëtimi i vështirë në Skënderaj, ku përballë e kishte skuadrën e Drenicës.
‘89-shi e filloi mirë takimin duke shënuar me anë të sulmuesit afrikan Otto John në minutën 10’, ndërsa më pas vendasit u kundërpërgjigjën me sulmuesin në formë, Granit Arifajn, i cili e ktheu rezultatin në të mirë të drenicakëve.
Por në 10 minutat e fundit të takimit në skenë doli Fiton Hajdari, i cili me dy gola spektakolar, ia siguroi fitoren Trepçës ‘89.
Hajdari së pari e barazoi rezultatin në minutën 80’, duke shënuar me gërshërë në afërsi të zonës, ndërsa në minutën 88’ me një goditje të fortë nga distanca, shënoi për 2-1.
Pas këtij rezultati, Trepça ‘89 kryeson me 18 pikë, por me një ndeshje më shumë se Prishtina, që ka dy pikë më pak.
Kurse skuadra e Drenicës, mbetet me 10 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë.