NË MITROVICË
Trepça kërkon fitoren e parë ndaj kampionit
28 September, 2016 @9:59
Skuadra që këtë stinor u kthye në Superligë, Trepça, është duke e kërkuar fitoren e parë të stinorit 2016/17 sot dhe atë ndaj Ferronikelit kampion.
Ekipi mitrovicas i drejtuar nga Fidaim Haxhiu, ka tre pikë prej 3 barazimeve dhe është i parafundit në tabelë.
“Nuk na mungojnë fitoret, sa na mungon fati,” ka thënë për media Haxhiu, duke bërë të ditur se ekipi po luan mirë, por po mungon realizimi i fitores.
Në anën tjetër, Ferronikeli nën drejim të Afrim Tovërlanit është duke kërkuar që të këndellet nga humbja e tretë e stinorit, që e pësuan nga liderja Prishtina në xhiron që shkoi.
Dueli luhet prej orës 15:00 sot, në “Adem Jashari” të Mitrovicës.