NË ZAGREB
Kroacia bën gati listën anti-Kosovë
27 September, 2016 @20:29
Federata e Futbollit të Kroacisë (HNS) ka bërë të ditur se selektori Ante Cacic, të premten më 30 shtator 2016 do të shpallë lojtarët e përzgjedhur për ndeshjet e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” ndaj Kosovës dhe Finlandës, që zhvillohen më 6, përkatësisht 9 tetor 2016.
Cacic për më tepër do të ketë mundësi ta riftojë edhe mbrojtësin me përvojë Vedran Corluka, që u lëndua në përballjen e fundit të ekipit të tij, Lokomotiva Moska.
Kosova - Kroacia zhvillohet më 6 tetor 2016 në Loro Boriçi të Shkodrës me fillim në ora 20e45, ndërsa mediat kroate kanë bërë të ditur se nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim të theksuar si në listën e të ftuarve ashtu edhe te formacioni startues i selektorit.
Mëposhtë, të ftuarit dhe 11-shja e përballjes Kroacia 1-1 Turqia.