MBROJTËSI
Për herë të parë kundër Lirisë
27 September, 2016 @19:00
Që nga fillimi i karrierës ishte pjesë e Lirisë, ndërsa këtë verë kaloi te Hajvalia. Mbrojtësi prizrenas, Valon Bytyqi, nesër për herë të parë në karrierë do t’i delë përballë ekipit të tij.
“Kjo është hera e parë që do të luaj kundër Lirisë, por ne vimë për rezultat pozitiv. Liria si vendas gjithmonë bën lojëra të mira, ndërsa unë do të jap maksimumin për ekipin tim në këtë ndeshje,” ka thënë Bytyqi në një pronocim për Borozani.com sot.
Liria pret Hajvalinë nesër në ora 15 në “Përparim Thaqi” të Prizrenit.
“Liria është favorite, por nuk do ta ketë lehtë ndaj ekipit tonë, pasi që kemi lojtarë që mund ta vendosin ndeshjen,” ka thënë ai.
Liria aktualisht është e teta në tabelë, me 6 pikë nga 6 ndeshje, ndërsa Hajvalia e nënta me 4 pikë nga 6 ndeshje. Dueli mes ekipeve i përket xhiros së shtatë të Superligës.