PARA DUELEVE TË TETORIT
Kombëtarja grumbullohet jashtë vendit
28 September, 2016 @12:34
Për shkak të shkurtimit të linjave të udhëtimit dhe ndeshjes së parë jashtë vendit në kualifikime, si duket Gianni De Biasi ka vendosur që grumbullimi i kuqezinjëve për ndeshjen e parë të tetorit të bëhet jashtë vendit.
Kështu së paku ka bërë të ditur Panorama Sport, që ka shkruar se takimi i kuqezinjëve para duelit me Lihtenshtajnin dhe përgatitjet për atë ndeshje do të bëhen pikërisht në Lihtenshtajn.
Pas ndeshjes së 6 tetorit 2016 ndaj Lihtenshtajnit, kuqezinjtë do të vinë në Shqipëri ku do të përgatiten për ndeshje ndaj Spanjën.
Gianni De Biasi përndryshe ende nuk ka bërë të ditur listën e lojtarëve të ftuar për këto ndeshje.