SULMUESI I DRENICËS
Makineria e golave - Granit Arifaj
28 September, 2016 @18:29
Sulmuesi i Drenicës, Granit Arifaj, është në formë jetësore këto ditë. Ai lirisht mund të quhet njeriu gol, apo makineri e golave, pasi që tashmë përveç se kryeson listën e golashënuesve të Superligës me 7 gola të shënuara, ka edhe një mesatare të rëndësishme.
Granit Arifaj prej sot ka mesatarisht 1 gol të shënuar për ndeshje këtë stinor, duke shënuar 7 herë për 7 xhiro.
LISTA E GOLASHËNUESVE TË SUPERLIGËS
Arifaj vetëm xhiron e kaluar shënoi hat-trick në përballje ndaj Ferizajit si mysafir, ndërsa sot i shënoi dy të tjera Trepçës’89, edhepse Drenica nuk arriti në fund fitoren.