Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JURGEN KLOPP TREGON BRENGËN

Nuk ka qenë lehtë

Nuk ka qenë lehtë


26 December, 2015 @19:07

Liverpool ka shënuar fitore të rëndësishme sot ndaj liderit të Premier League, Leicester City. Kjo ka qenë disfata e parë pas 3 muajsh për dhelpërat, derisa trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka pranuar se kjo nuk ka qenë fare lehtë. 

”Çdokush e din tashmë cilësinë e Leicesterit. Por, ne kemi bërë atë që duhet. Të luajmë futboll të thjeshtë,” ka thënë fillimisht Klopp në deklaratën e tij pas ndeshjes për gazetarët. 

“Ne shënuam gol pas një pune të rëndësishme, ndërsa asnjëherë nuk kemi qenë në presion. Kemi pasur edhe raste shumë të mira, më duket se gjashtë me një dhe ata kanë qenë pa portier… pas pak topi ka qenë në zonën e rreptësisë sonë,” ka përfunduar gjermani, duke bërë të ditur qartë se shumë lehtë fitorja do të mund të anulohej. 

Christian Benteke kishte rastin më të mirë të mundshëm për të siguruar fitoren, derisa në një kundërsulm, Liverpool gjeti pa portier portën e Leicesterit dhe nuk shënoi pasi që belgu vonoi shumë goditjen e tij që u ndal nga mbrojtësi i vetëm i ekipit në atë anë të fushës, Wes Morgan

Por sidoqoftë, fati ishte me të kuqtë dhe ata regjistruan fitoren e parë pas një muaji në Premier League, kur kishin mposhtur Swansean në shtëpi.


 
Të gjitha lajmet nga