PREZENTIMI
Numri 1 për Berishën
14 September, 2016 @15:15
Etrit Berisha është prezentuar te skuadra e tij e re, Atalanta.
Portieri i kombëtares shqiptare është prezentuar së bashku me përforcimin tjetër të skuadrës, serbin Aleksandar Pesic.
Berisha ka qenë në përbërje të ekipit në ndeshjen e fundjavës së kaluar ndaj Torinos, mirëpo ai nuk gjeti hapësirë për t’i treguar vlerat e tij, pasi trajneri i skuadrës e zgjedhi portierin tjetër, Marco Sportiello, që ta ruaj portën kundër torinezëve.
Etriti te Atalanta do ta bartë fanellën me numër 1.