PROCEDURA DISCIPLINORE
Hajvalia e Rahoveci, në disciplinore
14 September, 2016 @9:27
Pas shqyrtimit të materialeve zyrtare të ndeshjeve Komisari i Garave të Superligës dhe Ligës së Parë, Ismet Ahmeti, ka inicuar procedurë disciplinore ndaj KF Hajvalia dhe KF Rahoveci.
“Moskryerja e obligimeve financiare ndaj personave zyrtar të ndeshjes në takimin Hajvalia-Trepça,” është shkruar të jetë motivi për inicim ndaj ekipit nënkampion të Kosovës.
Ndërsa “Largim nga hapësira, terreni, për shkak të fyerjes ndaj asistentit të dytë në ndeshjen Rahoveci-Vitia,” citohet motivi për inicimin në fjalë ndaj ekipit të vreshtarëve.