NË BASEL
Xhaka me Baselin, shpëtojnë pikën
13 September, 2016 @22:50
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Taluant Xhaka ka qenë për 90 minuta në fushë për Baselin, ku ekipi i tij ka arritur vetëm 10 minuta para fundit të ndeshjes të sigurojë një pikë si vendas ndaj Ludogoretsit bullgar.
Ekipi bullgar kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë, përmes brazilianit Jonathan Cafu, ndërsa Basel barazoi në minutën e 80 me golin e Renato Steffenit.
Dueli tjetër i Grupit A ndërmjet PSG dhe Arsenal, përfundoi gjithashtu 1-1.