BAYERN - ROSTOV
Epokë e re për Ancelottin
13 September, 2016 @14:37
Trajneri italian i Bayern Munchenit, Carlo Ancelotti, do të kërkojë të arrijë atë që pararendësi i tij, Pep Guadiola nuk e arriti.
Triumfi në Ligën e Kampionëve është kërkesa kryesore e Bayernit dhe çdo gjë nën te llogaritet si mossukses për krerët e gjigantit bavarez.
“E kam parë Rostovin ndaj Ajaxit dhe e kam vërejtur se janë shumë mirë të organizuar në mbrojtje. Nuk kanë lojtarë të klasit botëror, por punojnë krejt për ekipin,” ka thënë Ancelotti në konferencën për shtyp para ndeshjes, duke bërë të ditur se ka studiar kundërshtarin.
Në anën tjetër, trajneri i Rostovit, Ivan Danilyants ka thënë se ekipi i tij nuk është mësuar të luajë para shikuesve të shumtë si ka Bayerni dhe ka kërkuar nga lojtarët që të mos bien në ndikim të atmosferës.
Bayern luan me Rostovin, ndërsa në duelin tjetër të Grupit D ndeshen PSV - Atletico Madrid.